Ndërlidhjet

Kirgizi: 14 të vdekur nga dhuna



Të paktën 12 njerëz raportohet se janë vrarë në shpërthimin e dhunës në jug të Kirgizisë.

Vdekjet u raportuan sot, pak pasi autoritetet e përkohshme shpallën gjendje të jashtzakonshme në qytetin Osh, ku dërguan trupa dhe autoblinda për të ndaluar dhunën ndërmjet grupeve rivale.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë tha se 14 njerëz kanë vdekur dhe 150 janë hospitalizuar.

Raportet thonë se mbi 1 mijë njerëz janë përfshirë në dhunën.

Disa raporte e ndërlidhin dhunën me konfliktet etnike ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve në rajon.
XS
SM
MD
LG