Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Bota të përkrahë 'guximin' e iranianëve



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bara Obama i ka bërë thirrje botës që t’i përkrahë iranianët, të cilët po luftojnë për më shumë liri në vendin e tyre.
Thirrja e Obamës u bë në përvjetorin e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në Iran, që nxitën protesta dhe përplasje.

Në deklaratën e lexuar në Uashington nga këshilltarët për të drejtat e njeriut të presidentit amerikan, Obama tha se “guximi” i popullit iranian duhet t’i inkurajojë të tjerët në përpjekjet për ta çuar historinë në “kahje të drejtësisë”.

Deklarata thotë se është “përgjegjësi e të gjithë njerëzve të lirë dhe kombeve të lira që ta bëjnë të qartë se ne jemi në anën e atyre që synojnë lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin”.

Më herët, liderët e opozitës në Iran i anuluan protestat anti-qeveritare të planifikuara për të shtunën, përvjetorin e parë të zgjedhjeve të kontestuara të 12 qershorit.
XS
SM
MD
LG