Ndërlidhjet

Gala koncerti në Johanesburg


Presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, dhe presidenti i FIFA-s, Xhozef Blater, kanë hapur zyrtarisht koncertin festiv të Botërorit 2010.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, dhe presidenti i FIFA-s, Xhozef Blater, kanë hapur zyrtarisht koncertin festiv të Botërorit 2010.
Turneu njëmujor i futbollit, ngjarjes më popullore sportive në botë, sot fillon në Afrikën e Jugut me ndeshjen e mikpritësit kundër Meksikës.

Ndeshja fillon në orën 16:00 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Mbrëmë, në një koncert festiv në Soueto, presidenti jugafrikan, Jakob Zuma, tha se Afrika, duke qenë mikpritëse e kampionatit, po i tregon botës se është e aftë të organizojë ngjarje të çfarëdo përmase.

“Afrika e Jugut është shumë e lumtur që të mirëpresë Kupën Botërore FIFA 2010”, tha Zuma.

32 ekipe garojnë në ndeshjet finale, përfshirë Italinë, kampionin aktual të botës.


XS
SM
MD
LG