Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Rritet bilanci i viktimave



Të paktën 17 njerëz janë vrarë në shpërthimin e ri të dhunës në jug të Kirgizisë. Ministria e Shëndetësisë tha se më shumë se 200 njerëz janë plagosur në dhunën që shpërtheu mbrëmë në qytetin jugor Osh.

Policia vlerësoi se disa mijëra njerëz ishin përfshirë në përleshjet mes grupeve të të rinjve.

Presidentja e përkohshme Roza Otunbajeva bëri thirrje për qetësi, dhe tha se autoritetet e kanë frenuar dhunën.

Qeveria e përkohshme shpalli gjendje të jashtzakonshme në qytetin Osh dhe tre zona për rreth, si dhe urdhëroi orë policore.

Nuk është e qartë se kush i nxiti përleshjet. Disa raporte e ndërlidhin dhunën me konfliktet etnike ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve në rajon.

Kirgizia jugore ishte bazë e ish presidentit të përmbysur, Kurmanbek Bakiev.
XS
SM
MD
LG