Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Sanksionet nuk do të kenë efekt



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad sot e quajti Këshillin e Sigurimit “vegël në duart e Shteteve të Bashkuara”, dhe tha se sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara kundër programit bërthamor të Iranit “nuk do të kenë efekt”.

Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në panairin botëror Expo në Shangai.

Të mërkurën, Kina e mbështeti propozim rezolutën amerikane në Këshillin e Sigurimit, e cila i vendosi Iranit raundin e katërt të sanksioneve.

Fuqitë Perëndimore druajnë se programi bërthamor i Iranit synon prodhimin e armëve bërthamore, gjë të cilën Irani e mohon.
XS
SM
MD
LG