Ndërlidhjet

Forca të mëdha të rendit janë angazhuar për sigurinë gjatë takimit të hapjes së Botërorit 2010, që zhvillohet sot në Johanesburg, në orën 16:00, ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Meksikës.

Të gjitha rrugët, në largësi 2 kilometra nga stadiumi ku zhvillohet takimi, janë mbyllur për trafik.

Para stadiumit është vendosur numër i madh i policëve, ushtarëve dhe punëtorëve tjerë të sigurimit.

Atmosfera është e “nxehtë” rreth stadiumit, por edhe në rrugët e qytetit. Banorët e qytetit janë zgjuar nga ora 7 e mëngjesit, kur nga të gjitha anët kishte filluar kënga dhe zhurma nga vuvuzela (instrument tradicional afrikan), që do të jetë i pranishëm masovikisht në të gjitha takimet.

Biletat (94 700) për takimin Afrika e Jugut – Meksika janë shitur para disa muajve.

Festa në Johanesburg tashmë ka filluar....
XS
SM
MD
LG