Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Arrestohet bashkëpunëtorja e ngushtë e Shirin Ebadit


Një ndihmëse e fitueses iraniane të çmimit Nobel për paqe, Shirin Ebadi, është arrestuar para përvjetorit të zgjedhjeve të kontestueshme në këtë vend.

Grupi për të drejtat е njeriut i zonjës Ebadi tha se Narges Mohammadi është arrestuar në shtëpinë e saj. Ajo është bashkëpunëtore e ngushtë e Ebadit dhe zëdhënëse e Qendrës së saj për të Drejtat e Njeriut.

Ebadi ishte larguar nga Irani në prag të zgjedhjeve të 12 qershorit, 2009, të cilat i dhanë presidentit Mahmud Ahmadinexhad edhe një mandat të dytë, përkundër akuzave për mashtrime.
XS
SM
MD
LG