Ndërlidhjet

NATO: U hap rruga alternative për Afanistan


NATO-ja ka hapur një rrugë alternativë, përmes Rusisë dhe Azisë qendrore, për t’i furnizuar trupat e saj në Afganistan.

Shumica e funizimeve hynin në Afganistan përmes Pakistanit, por alterantiva e re vjen pas sulmeve në rritje të militantëve në rajonin kufitar dhe për këtë Aleanca kishte negociaur me muaj të tërë.

Në një deklaratë të publikuar sot, NATO-ja tha se treni i ngarkuar me furnizime ka arritur në Afganistan më 9 qershor, duke udhëtuar për herë të parë përmes Rusisë, Kazakistanit dhe Uzbekistanit. Dërgesa përfshinte materiale ndërtimore dhe gjëra ushqimore.
XS
SM
MD
LG