Ndërlidhjet

Zherar: Runi do na udhëheqë drejt titullit


Futbollisti i kombëtares angleze, Stivën Zherar, beson se Uejn Runi do të jetë futbollisti që do të shënojë Botërorin 2010.

Zherar thotë se Runi është në formë të madhe dhe se është krah për krah me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

“Kemi punuar shumë dhe çdo ditë e më shumë jemi duke ngritur formën tonë”, thotë Zherar për ekipin kombëtar anglez dhe shton: ”Runi është një një formë fantastike. Besoj se ai do të jetë golashënuesi më i mirë i Botërorit 2010 dhe se do të na udhëheqë nga fitorja në fitore”.

Zherar pohon se shumë do të varet edhe nga fakti nëse Runi do të dijë të ruajë qetësinë dhe t’i shmangë kartonët e verdhë dhe të kuq.
XS
SM
MD
LG