Ndërlidhjet

Drogba mbetet jashtë fushës?


Gjatë një ndeshjeje në Londër, prill 2009.

Gjatë një ndeshjeje në Londër, prill 2009.

Kapiteni i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, me gjasë nuk do të paraqitet në takimin e parë të kombëtares së tij kundër Portugalisë, që zhvillohet më 15 qershor, për shkak të lëndimit të dorës.

Trajneri i Bregut të Fildishtë, Sven Goran Erikson, ka deklaruar se Drogba do t’i fillojë stërvitjet të premten, por nuk është i sigurt nëse ai do të aftësohet deri më 15 qershor.

Vetë Didier Drogba shpreson se do të jetë i gatshëm që të paraqitet në takimin kundër Portugalisë.
XS
SM
MD
LG