Ndërlidhjet

logo-print

Bajden: SHBA-të do të mundin Anglinë


Zëvendëspresidenti amerikan, Xhozef Bajden, ka shfaqur bindjen se Shtetet e Bashkuara do të mundin kombëtaren e Anglisë në takimin që zhvillohet të shtunën në kuadër të Botërorit 2010.

“Në frymën e irlandezit të vërtetë, besoj se do të mundim Anglinë”, ka deklaruar zëvendëspresidenti amerikan, Bajden, në takimin e diplomatëve të huaj dhe politikanëve jugafrikanë, që është mbajtur në Johanesburg.

Zoti Bajden i ka dëshiruar sukses Afrikës së Jugut në organizimin e mëtejmë të Botërorit 2010.

“Asnjë sport dhe kurrë nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendje të një vendi siç është Kampionati Botëror në futboll”, ka thënë zëvendëspresidenti amerikan.

Ai ka shtuar se sytë e gjithë botës janë drejtuar nga Afrika e Jugut dhe se ky është një çast historik, sepse për herë të parë një Botëror mbahet në Afrikë.

Kombëtaret e SHBA-ve dhe Anglisë takohen të shtunën në kuadër të Grupit C.
XS
SM
MD
LG