Ndërlidhjet

Gejts: Irani, tre vjet larg nga armatimi atomik


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se mund të kalojnë deri në tre vjet kur Irani të jetë i aftë për të zhvilluar armë bërthamore.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, Gejts tha se të kesh material për armë bërthamore është ndryshe nga "armatosja" e plotë apo të kesh një sistem të aftë shpërndarës, që mund të kërcënojë fqinjët apo armiqtë që gjenden më larg.

Gejts i bëri këto komente pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
XS
SM
MD
LG