Ndërlidhjet

Iran: SHBA-të akuzohen për rrëmbim


Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë Iranian për të Drejtat e Njeriut, Mohammad Javad Larijani, akuzoi Shtetet e Bashkuara për rrëmbim dhe arrestim të paligjshëm të iranianëve.

Duke folur para gazetarëve në Gjenevë, ai tha se autoritetet amerikane po mbajnë gjashtë ose shtatë iranianë, përfshirë edhe Shahram Amirin, një shkencëtar bërthamor që u zhduk një vit më parë.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi televizioni iranian publikoi një video të një njeriu që thoshte se Amiri ishte droguar, rrëmbyer dhe torturuar nga CIA.

Zyrtarët amerikanë të zbulimit nuk kanë dhënë komente.
XS
SM
MD
LG