Ndërlidhjet

Rivalitet tensionues ndërmjet Brazilit e Argjentinës


Rivaliteti ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës në Kampionatin Botëror të Futbollit po shtohet gjithnjë e më shumë.

Megjithëqë takimi ndërmjet këtyre dy superfuqive futbolliste është ende larg, ekipet tashmë kanë filluar të shkëmbejnë “thumba”.

Kur Diego Maradona tha se skuadra e tij e Argjentinës është sikur automobili Rols – Rojs me vozitësin Lionel Mesi, Luis Fabiano e krahasoi Brazilin me aeroplan.

Brazili “është aeroplan, aeroplan që fluturon ulët”, tha Luis Fabiano dhe shtoi: “sigurisht se ne do t’i befasojmë shumë njerëzit atje”.

Ai i ka hedhur poshtë edhe komentet e raportuara nga mesfushori argjentinas, Huan Sebastian Veron, se nëse vetëkënaqësia i fiton meçet, atëherë brazilianët çdo herë do t’i fitojnë titujt.

“Kënaqësia jonë vjen nga brenda”, tha Fabiano dhe shtoi se “nëse ata nuk janë të kënaqur, ky është problem i tyre”. Sipas tij, “Brazili është vend i “kënaqësisë, i sambës, i karnevalit”.

Deri tash, Brazili ka fituar në 5 kampionate botërore të futbollit, ndërsa Argjentina doli e para dy herë. Këto dy shtete kanë rivalitet intensiv si në futboll, ashtu edhe fushat e tjera të shoqërisë.
XS
SM
MD
LG