Ndërlidhjet

Tribunali i Hagës: Serbia ka përmirësuar bashkëpunimin


Serbia ka përmirësuar mbështetjen e saj ndaj përpjekjeve të Tribunalit për Krime Lufte për kapjen e të akuzuarve në arrati, tha gjykata në një vlerësim, që mund t’i kalojë disa barriera të synimit të Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Por, diplomatët thonë se progresi i Serbisë do të jetë i kufizuar nga dështimi i saj, deri më tash, për të kapur komandantin e kohës së luftës, Ratko Mlladiq, që akuzohet për gjenocid në masakrën e Srebrenicës dhe për rrethimin 43-mujor të Sarajevës.

“Gjashtë muaj më parë, prokurori ka raportuar për disa përmirësime të efikasitetit dhe profesionalizmit, me të cilat autoritetet serbe po i udhëheqin kërkimet për të akuzuarit në arrati”, ka thënë kryeprokurori Serge Brammertz në raportin e paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njofton Reuters.
XS
SM
MD
LG