Ndërlidhjet

Lavrov: Irani nuk mund të jetë anëtar i plotë i SCO-së


Duket se Rusia e ka përjashtuar mundësinë për anëtarësim të plotë të Iranit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), duke thënë se vendet nën sanksione të Kombeve të Bashkuara, nuk mund t’i bashkohen bllokut të sigurisë rajonale.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i bëri këto komente sot në samitin e kësaj organizate, në Tashkent.

Ai nuk bëri referencë specifike për Iranin, por vërejtjet e tij u bënë dy ditë pas mbështetjes së sanksioneve kundër Teheranit për programin e tij atomik, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG