Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Nga dhuna, 39 të vrarë


Ministria e Shëndetësisë tha se së paku 39 veta janë vrarë dhe rreth 600 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të ri të dhunës në pjesën jugore të Kirgizisë.

Qeveria e përkohshme shpalli gjendje të jashtëzakonshme në qytetin jugor Osh dhe në tri zona të tjera, pasi qindra të rinj, gjatë natës së kaluar, ndezën dyqanet dhe makinat.

Nuk është e qartë se kush i nxiti përleshjet. Disa raporte e ndërlidhin dhunën me konfliktet etnike ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve në rajon.

Në një samit të sigurisë në Uzbekistan, presidenti rus, Dmitri Medvedev tha se Rusia dëshiron një fund të shpejtë të konfliktit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara po ashtu ka bërë thirrje për qetësi. Edhe SHBA-të, edhe Rusia kanë baza ushtarake në Kirgizi.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, i bëri thirrje qeverisë së përkohshme që t’u kushtojë vëmendje të veçantë marrëdhënieve ndëretnike në vend”.

Kirgizia Jugore ishte bazë e ish-presidentit Kurmanbek Bakiev, i cili u përmbys nga revolta e dhunshme në muajin prill.
XS
SM
MD
LG