Ndërlidhjet

Iran: Autoritetet paralajmërojnë opozitën



Autoritetet e Iranit janë zotuar se do të shtypin çdo protestë, e cila synon të shënojë një vjetorin e zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, që disa herë çuan në konfrontime të dhunshme ndërmjet mbështetësve të opozitës dhe forcave të sigurisë.

Agjencia ISNA citon zyrtarin e lartë të policisë, Ahmad Reza Radan, të ketë thënë se çdo protestë në përvjetor do të shtypet rëndë.

Dy liderët opozitarë, Mirhosein Musavi dhe Mehdi Karubi, tashmë i kanë anuluar protestat e planifikuara për sot, duke u arsyetuar me shqetësimet për dhunën e mundshme.
XS
SM
MD
LG