Ndërlidhjet

Kirgizi: 50 të vdekur, 660 të plagosur



Zyrtarët e shëndetësisë në Kirgizi thanë se të paktën 50 njerëz kanë vdekur në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në qytetin jugor Osh.

Më shumë se 660 të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet të rinjve kirgizë dhe uzbekë, të cilat degjeneruan në përleshje me forcat e sigurisë.

Human Rights Watch i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’u ndihmojë autoriteteve të Kirgizisë që ta vënë situatën nën kontroll.
XS
SM
MD
LG