Ndërlidhjet

Takimi i Francës me Uruguajin, në kuadër të Grupit A, përfundoi me rezultatin 0:0.

Mbrojtësi Patrice Evra thotë se Franca duhet të mundë Meksikën në ndeshjen e saj të radhës në Kampionatin Botëror, për të shmangur “një presion të madh” kur të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjet finale.

Takimin e së enjtes, Evra e sheh si vendimtar.

“Ajo do të jetë një lojë e mirë, sepse të dyja skuadrat duhet të fitojnë. Nuk duam të shkojmë në lojën tonë të fundit me një sasi të madhe presioni”.

“Është një lojë që duhet fituar, nëse duam të jemi më të relaksuar për ndeshjen finale. Kjo është arsyeja pse unë jam pak i frustruar, sepse kur shihni rezultatin e Afrikës së Jugut kundër Meksikës, ne mund të kishim shkuar përpara”, thotë Evra.

XS
SM
MD
LG