Ndërlidhjet

Obama e Kamerun do diskutojnë katastrofën ekologjike



Zyrtarët amerikanë thanë se presidenti Barak Obama do të flasë sot me telefon me kryeministrin britanik Dejvid Kamerun për katastrofën e naftës në Gjirin e Meksikës dhe gjigantin britanik të naftës British Petroleum (BP).

Të premten, Kamerun i doli zot kompanisë BP, duke thënë se është në interesin e Britanisë dhe të Shteteve të Bashkuara që BP të mbetet kompani financiarisht e fuqishme dhe stabile, përkundër problemeve që ka me derdhjen e naftës.

Zëdhënësi i Kamerunit tha se kryeministri poashtu është i frustruar për dëmin e mjedisit që shkaktoi dedhja e naftës.
XS
SM
MD
LG