Ndërlidhjet

Korea Veriore kërcënon Seulin



Korea Veriore është kërcënuar sot se me të gjitha mjetet do t'i sulmojë altoparlantet e Koresë së Jugut dhe pajisjet tjera propagandistike përgjtë kufirit të përbashkët, duke thënë se Seuli mund të shndërrohet në një "det të flakës".

Në komunikatën e shtabit të përgjithshëm të armatës popullore verikoreane thuhet se Korea Veriore do të fillojë "goditjen ushtarake me të gjitha mjetet" për të shkatërruar pajisjen propagandistike përgjatë kufirit.

Kryeqyteti i Koresë Jugore, Seuli, me rreth 10 milion banorë, gjendet 60 km nga kufiri.

Në vitin 2004, dy Koretë i dhanë fund fushatës propagandistike, por Korea Jugore i vazhdoi transmetimet në muajin maj pas fundosjes së luftanijes nga fqiu verior.


XS
SM
MD
LG