Ndërlidhjet

Kombëtarja e Sllovenisë para sfidave


Tensioni dhe ankthi kanë përfshirë ekipin slloven para ndeshjes me Algjerinë, që do të zhvillohet të dielën, në kuadër të Grupt C.

Sllovenët po kërkojnë fitoren e parë në turneun e tyre të tretë të madh, pas dështimit që patën në Euro 2000 dhe në Kupën Botërore 2002. Trajneri Matjaz Kek pranon se lojëtarët e tij janë të shqetësuar për atë që ata e shohin si lojë jetike.

“Ka tension dhe ankth, por unë mendoj se kjo është një shenjë e mirë, sepse tregon që lojëtarët tanë veprojnë si ekip, për dallim nga turneu i vitit 2002, kur ata ishin në sherr me njëri-tjetrin”, tha Kek.

“Është e domosdoshme të kemi një fillim të mirë. Do të ishte e padrejtë të flitet për dobësitë e Algjerisë, por mund të them se unë dhe ekipi im kemi besim se mund t’i shënojmë tri pikët e nevojshme”, tha Kek.

Sllovenia do të takohet edhe me Shtetet e Bashkuara më 18 qershor, ndërsa me Anglinë pesë ditë më vonë, ndeshje këto të vlefshme për Grupin C të Botërorit 2010.
XS
SM
MD
LG