Ndërlidhjet

Fabiano nuk brengoset për mungesën e golave


Gjatë takimit të Brazilit me SHBA-të, 2009.

Gjatë takimit të Brazilit me SHBA-të, 2009.

Sulmuesi brazilian, Luis Fabiano, nuk shqetësohet për mungesën e golave që kishte, para se të vinte në Kampionatin Botëror.

Ai nuk ka shënuar në tetë ndeshje me Brazilin, që kur dha dy gola kundër Argjentinës në kualifikimin për Kupën Botërore, në shtator.

Brazili po përgatitet të luajë kundër Koresë Veriore në hapjen e garave të Grupit G, të martën.

Fabiano tha se mungesa e shënimit të golave “është normale” dhe se nuk brengoset për të. “Kështu e kanë sulmuesit”, tha ai.

Luis Fabiano ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin e Konfederëtës të vitit të kaluar, me 5 gola, gjë që i ndihmoi Brazilit të fitojë titullin me 2 gola në finalen kundër SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG