Ndërlidhjet

Iran: Përvjetori i zgjedhjeve shënohet pa protesta


Bëhet e ditur se nëpër rrugët e Iranit nuk ka tubime të opozitës, për të shënuar përvjetorin e parë të zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale.

Qetësia në rrugë vjen pasi udhëheqësit kryesorë të opozitës, Mir Husein Musavi dhe Mehdi Karubi, kanë anuluar protestat e planifikuara për sot, për shkak të, siç thuhet, shqetësimeve për dhunë.

Agjencia ISNA citon zyrtarin e lartë të policisë, Ahmad Reza Radan, të ketë thënë se çdo protestë në përvjetor do të shtypet rëndë.

Demonstratat e opozitës pas rizgjedhjes së presidentit Mahmud Ahmadinexhad, më 12 qershor të 2009-ës, çuan në përleshje vdekjeprurëse mes protestusve e forcave të sigurisë, si dhe në qindra arrestime.
XS
SM
MD
LG