Ndërlidhjet

Sejdiu nuk do të ftojë Tadiqin


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk do ta ftojë presidentin serb, Boris Tadiq, në tubimin e liderëve të vendeve të rajonit, që do të mbahet në fund të qershorit në Prizren, kanë raportuar mediat lokale.

“Në këtë takim do të ftohen: presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.

Temë kryesore e takimit do të jetë bashkëpunimi ndërshtetëror, ka shtuar ai.

“Presidentët do të diskutojnë rreth thellimit të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Takimi do t’i konfirmojë marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin, jo vetëm në nivel të presidentëve, por edhe në nivele të tjera”, ka thënë Beqiri.
XS
SM
MD
LG