Ndërlidhjet

Vdiq njëri nga themeluesit e CNN-it


Njëri nga themeluesit e rrjetit televiziv CNN, Robert J. Wussler, 73 vjeç, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të gjatë, kanë njoftuar mediat amerikane.

Karrierën 21-vjeçare, Wussler e nisi në CBS, me marrjen dhe dërgesën e postës, për t’u bërë pastaj producent ekzekutiv. I kishte vetëm 39 vjet kur u bë presidenti më i ri i kësaj kompanie.

Në vitin 1980, Ted Turner e fton për t’iu bashkuar kompanisë Turner Broadcasting Systems në themelimin e rrjetit CNN.

Wussler ka fituar shtatë çmime Emmy të televizionit.
XS
SM
MD
LG