Ndërlidhjet

FIFA: 256 teste të dopingut dolën negative


Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

FIFA tha se të gjitha testet e dopingut, të cilat janë kryer para Kampionatit Botëror, kanë qenë negative, dhe se shpreson që edhe turneu do të kalojë pa mashtrime me substanca të ndaluara.

Federata Botërore e Futbollit tha se të 256 testet rezultuan negative. Gjatë turneut në Afrikën e Jugut, FIFA do të kryejë të paktën edhe 512 teste të lojtarëve.

Skandali më famëkeq i dopingut në Kampionatet Botërore ndodhi në vitin 1994, kur argjentinasi Diego Maradona u dërgua në shtëpi nga Shtetet e Bashkuara, për shkak se dështoi në testin e dopingut për efedrin.
XS
SM
MD
LG