Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet Albin Kurti



Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të kësaj lëvizjeje, të cilët kanë thënë se së bashku me zotin Kurti janë arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë.

Policia ende nuk e ka konfirmuar këtë informacion.

Kurti u arrestua në selinë e "Vetëvendosjes", pak orë pasi mbajti një konferencë për gazetarë, ku njoftoi se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një gjykatës i EULEX-it ka lëshuar urdhër-arrest për zotin Kurti, i cili akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare”.

Akuzat kanë të bëjnë me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues.

Akuza për “thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës” është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria.

Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si “proces me motive politike”.
XS
SM
MD
LG