Ndërlidhjet

15 pacientë infektohen qëllimisht me HIV


Policia zvicerane ka filluar hetimet ndaj një akupunkturisti, që akuzohet se qëllimisht ka infektuar të paktën 15 pacientë të tij me virusin HIV.

Rasti ka shkakturar panik të madh në Zvicër dhe ka ngritur çështjen se në çfarë mënyre qeveria i kontrollon metodat e mjekësisë alternative.

Gazeta “Blick” njoftoi se autoritetet, që 5 vjet më parë, kanë qenë në dijeni se 15 njerëz janë infektuar me virusin HIV dhe se për këtë kanë akuzuar akupunkturistin, te i cili ishin mjekuar më parë.
XS
SM
MD
LG