Ndërlidhjet

Kirgizi: Policia të përdorë forcën për qetësim të situatës


Qeveria e përkohshme në Kirgizi u ka dhënë urdhër ushtarëve dhe oficerëve të policisë që “të përdorin forcën vdekjeprurëse” për të kontrolluar trazirat e përgjakshme etnike në jug të vendit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e së paku 82 personave dhe plagosjen e 1060 të tjerëve, gjatë tri ditëve të përleshjeve ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke në rajonin Osh dhe Jalal-Abad.

Drejtuesja e qeverisë, Roza Otunbaeva, ka urdhëruar edhe mobilizim të pjesshëm të ushtarëve rezervistë për të reaguar ndaj trazirave.

Ndërkohë, Rusia ka refuzuar kërkesën e autoriteteve kirgize për të dërguar ndihmë ushtarake. Moska e ka përshkruar situatën në Kirgizi “si një konflikt të brendshëm dhe tani për tani nuk e sheh të nevojshme për të marrë pjesë në zgjidhjen e tij”.

Kirgizia Jugore ishte bazë e ish-presidentit Kurmanbek Bakiev, i cili u përmbys nga revolta e dhunshme në muajin prill.
XS
SM
MD
LG