Ndërlidhjet

SHBA – Anglia 1:1


Takimi i Shteteve të Bashkuara me Anglinë, në kuadër të ndeshjeve të Grupit C, ka përfunduar me rezultatin 1:1. Në minutën e katërt, futbollistët anglezë kaluan në avantazh, me golin që shënoi Steven Gerrard.

Goli i barazimit nga SHBA-të u dha në minutën e 40-të, kur portieri i Anglisë, Robert Green, nuk arriti të mbrojë shënimin nga distanca të Clint Dempseyt.

Gjatë ditës së sotme do të takohen Sllovenia dhe Algjeria, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin C. Ndërsa, në kuadër të Grupit D do të luajnë Gjermania me Australinë dhe Serbia me Ganën.
XS
SM
MD
LG