Ndërlidhjet

Sllovaki: Partitë e djathta fitojnë zgjedhjet


Rezultatet preleminare të zgjedhjeve në Sllovaki tregojnë se partitë e qendrës së djathtë kanë fituar shumicën paralmentare, që u mundëson atyre ta largojnë koalicionin në pushtet dhe të formojnë qeverinë e re.

Sipas rezultateve, partia e kryeministrit Robert Fico ka fituar 35 për qind të votave, ose 63 vende nga 150 sa ka Parlamenti, por tri partitë opozitare dhe ajo hungareze së bashku arrijnë shumicën prej 78 ulësesh.

Spektri i djathtë ka premtuar të përmirësojë mjedisin e biznesit në Sllovaki dhe të zvogëlojë deficitin buxhetor të qeverisë.
XS
SM
MD
LG