Ndërlidhjet

SHBA-të shtojnë presionin ndaj BP-së


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shtuar presionin ndaj gjigantit energjetik British Petrolium, për të gjetur zgjidhje që do të ndalonin rrjedhjet e naftës në Gjirin e Meksikës.

Zyrtari i Rojeve Bregdetare, admirali James Watson, i ka bërë thirrje BP-së që brenda 48 orëve të identifikojë mënyra të reja për t’i kontrolluar rrjedhjet.

Në letrën e dërguar thuhet se zyrtarët amerikanë nuk janë të kënaqur me përpjekjet e deritashme të BP-së për të ndaluar rrjedhjet e naftës që tashmë kanë prekur shumë zona të Shteteve të Bashkuara: Luzianën, Misisipin, Alabamën dhe Floridën.

Kjo konsiderohet të jetë katastrofa më e madhe mjedisore në historinë e SHBA-ve.
XS
SM
MD
LG