Ndërlidhjet

Shtypi britanik fajëson portierin Grin


Portieri Robert Grin
Portieri Robert Grin
Shtypi britanik i së dielës ka fajësuar portierin e kombëtares angleze, Robert Grin (Robert Green) për barazimin në takimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grin mori një gol nga 25 metra me gabimin e tij.

Sandej Tajms (Sunday Times) ka krahasuar gabimin e portierit Grin me rrjedhjen e naftës nga BP në Gjirin e Meksikës.

Trajneri i kombëtares angleze, Fabio Kapello, pas takimit, ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e zëvendësimit të portierit Grin me portierin rezervë, në takimin e dytë me Algjerinë.

“Kemi mjaft kohë për të vendosur. Fillimisht do të bisedoj me portierin Grin dhe vetëm pastaj do të marr vendimin”, ka thënë Kapello.

Në mbrojtje të portierit ka dalur kapiteni i kombëtares angleze, Stivën Zherar, i cili ka thënë se “gabimet e tilla ndodhin”.
XS
SM
MD
LG