Ndërlidhjet

Karzai mbështet fushatën e NATO-s në Kandahar


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, është nisur drejt qytetit jugor të Kandaharit, për t’i dhënë mbështetje fushatës stabilizuese të NATO-s kundër kryengritësve talibanë.

Karzai pritet të zhvillojë një takim me 50 krerët fisnorë dhe provincialë, si dhe me qindra banorë të zonës. Shumë nga ta janë skeptikë për ndikimin e fushatës së NATO-s, meqë kryngritësit janë përgjigjur me sulme kundër atyre që mbështesin qeverinë dhe aleatët e saj ndërkombëtarë.

Presidenti Karzai po shoqërohet nga komandanti i lartë i NATO-s dhe SHBA-ve, gjenerali Stenlli Mekkristëll.
XS
SM
MD
LG