Ndërlidhjet

AI: Kirgizia të mbrojë pakicën uzbeke


Amnesty International i ka bërë thirrje Kirgizisë që të mbrojë pakicën uzebeke nga dhuna racore dhe ka kërkuar nga vendet fqinje që t’i mbajnë kufijtë hapur për refugjatët.

Organizata për të drejtat e njeriut, përmes një deklarate, tha se zbatimi i ligjit kirgiz po dështon të ofrojë siguri për popullsinë, e në veçanti për komunitetin uzbek.

Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se së paku 82 veta kanë humbur jetën dhe mbi 1000 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i dhunës në pjesën jugore të Kirgizisë.
XS
SM
MD
LG