Ndërlidhjet

Filipine: 10 viktima nga rrëshqitja e autobusit


Një autobus me turistë iranianë ka rrëshqitur nga rruga në pjesën qendrore të Filipinëve, duke shkaktuar vdekjen e së paku 10 udhëtarëve, ka njoftuar policia.

“Autobusi ka rrëshqitur në një grykë prej 30 metrash thellësi, pranë qytetit Balamban. Në mesin e viktimave është edhe shoferi”, tha zyrtari i policisë, Erson Digal.

Ai shtoi se nën rrënojat e autobusit vazhdon të mbetet ende një numër udhëtarësh.
XS
SM
MD
LG