Ndërlidhjet

Gjermani: Protesta për shkak të masave të kursimit


Mijëra qytetarë gjermanë kanë protestuar për shkak të masave të kursimit, në vlerë prej 80 miliardë eurosh, të cilat i ka propozuar Qeveria.

Organizatorët konfirmojnë se në Berlin janë tubuar rreth 15-20 mijë qytetarë, përderisa në Shtutgart rreth 10 mijë sosh, njofton Reuters.

Në pankartat që mbanin në duar shkruante ”Punësim, të drejta dhe e ardhme e sigurt për të gjithë” dhe “Pensionet duhet të mjaftojnë për të jetuar”.

Paketa e masave të kursimit e Qeverisë gjermane – më e madhja në historinë e saj – nënkupton kursim të shpenzimeve në fushën e politikës sociale, zvogëlim të ndihmës financiare për të papunët, heqjen e përfitimeve të caktuara tatimore, si dhe ndalimin e punësimit në administratën shtetërore për katër vjetët e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG