Ndërlidhjet

logo-print

Torres mbetet jashtë fushës, kthehen Iniesta dhe Fabregas


Golashënuesi spanjoll, Fernando Torres, ka pak gjasa të paraqitet në takimin e parë të Spanjës me Zvicrën, që zhvillohet në kuadër të Grupit H, të mërkurën.

Torres tashmë stërvit rregullisht, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në muajin prill të këtij viti, por ende nuk është e sigurt nëse do të jetë i gatshëm për takimin me zviceranët.

“Nuk mendoj se Torres do të luajë takimin e parë, ndonëse nuk e përjashtoj krejtësisht një gjë të tillë”, ka deklaruar trajneri i Spanjës, Del Bosque, në një intervistë për televizionin Telecinco.

Por, Del Bosque është optimist se mesfushori Iniesta do të paraqitet në fushën e gjelbër të mërkurën, me gjithë lëndimin e muskulit në takimin miqësor me Poloninë (6:0).

Kombëtarja e Spanjës kishte edhe një të lënduar dhe ky ishte Ces Fabregas, por ai tashmë është i gatshëm për lojë.

“Çdo ditë po ndihem më mirë. Mund të them se jam i përgatitur gati 100 për qind”, thotë Fabregas.
XS
SM
MD
LG