Ndërlidhjet

Bakiev mohon të jetë i përfshirë në dhunën në Kirgizi


Ish-presidenti kirgiz, Kurmanbek Bakiev, i cili u përmbys nga revolta e dhunshme në muajin prill, ka mohuar të jetë i përfshirë në valën e re të dhunës, që ka shpërthyer në pjesën jugore të Kirgizisë.

Bakiev tha se pohimet për përfshirje të tij janë “gënjeshtra të paturpshme” dhe se qeveria e përkohshme është treguar e paaftë për t’i ndaluar trazirat.

Ai bëri këto komente nga Bjellorusia, ku tani jeton në ekzil.
XS
SM
MD
LG