Ndërlidhjet

Bagdad: 12 të vrarë nga shpërthimet e bombave


Në një seri shpërthimesh që ndodhën në Bagdad kanë humbur jetën 12 veta dhe 25 të tjerë janë plagosur, njoftuan autoritetet e sigurisë.

Një zyrtar i policisë tha se në interval prej tetë minutash, kanë shpërthyer disa bomba pranë Bankës Qendrore të Irakut, derisa punëtorët e saj dilnin nga puna.

Dyshohet që shënjestër e sulmeve të kenë qenë pikërisht punëtorët e bankës.
XS
SM
MD
LG