Ndërlidhjet

Pakistani hedh poshtë "akuzat" për mbështetje të talibanëve


Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze e ka cilësuar si “qëllimkeq” raportin, i cili pretendon se Shërbimi i Inteligjencës i Pakistanit u jep mbështetjen kryesore kryengritësve talibanë në Afganistan.

Raporti, i lëshuar nga Shkolla Ekonomike e Londrës, pohon se shërbimi pakistanez u siguron talibanëve fonde, trajnime dhe strehim.

Zëdhënësi Athar Abbas i ka quajtur akuzat të pabaza dhe me qëllim të keq.

Raporti bazohet në intervistat me nëntë komandantë talibanë dhe pohon se Shërbimi i Inteligjencës i Pakistanit “orkestron, mbështet dhe ndikon fuqishëm në lëvizjen”.

Komandantët e kryengritësve thonë se Shërbimi Inteligjent i Pakistanit ishte edhe zyrtarisht i përfaqësuar si pjesëmarrës apo vëzhgues në Këshillin Suprem të liderëve talibanë.
XS
SM
MD
LG