Ndërlidhjet

Obama do t’i drejtohet kombit lidhur me rrjedhjet e naftës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, planifikon t’i drejtohet kombit të martën në mbrëmje, në lidhje me rrjedhjet e naftës në Gjirin e Meksikës.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, David Axelrod, tha se Obama do të flasë për katastrofën mjedisore, pasi të kthehet nga vizita në Gjirin e Meksikës.

“Presidenti do të shkojë në Gjirin e Meksikës, do të vizitojë Alabamën, Misisipin dhe Floridën. Kur të kthehet, ai do t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë”, tha Axelrod.

Ndërkohë, Qeveria amerikane ka shtuar presionin ndaj kompanisë British Petrolium, nga e cila kërkon të gjejë mënyra për ndalimin e rrjedhjeve të naftës.
XS
SM
MD
LG