Ndërlidhjet

Vuvuzela nuk ndalohet


Afrika e Jugut

Afrika e Jugut

Komiteti Organizativ i Botërorit 2010 në Afrikën e Jugut ka bërë të ditur se nuk do të ndalohet Vuvuzela (instrument tradicional për zhurmë në Afrikë), pos nëse këtë nuk e kërkojnë shkaqet e sigurisë.

Kryetari i komitetit jugafrikan për organizimin e Botërorit, Dani Xhordan, ka thënë se vuvuzela kurrë nuk do të ndalohet.

“Vuvuzela është fenomen kulturor që ka lidhje me vendin tonë dhe me futbollin. Ajo kurrë nuk guxon të ndalohet”, ka thënë Xhordan.

Mediumet jashtë Afrikës kanë kritikuar ashpër zhurmën që po e shkakton ky instrument gjatë takimeve të futbollit. Shumë tifozë të futbollit dhe gazetarë, por edhe futbollistë, janë ankuar për këtë zhurmë që ndoshta nuk lejon futbollistët të përqendrohen te loja.
XS
SM
MD
LG