Ndërlidhjet

Sonda që zbriti në asteroidin kthehet në Tokë



Kapsula hapësinore japoneze me mostrat e para të asteroidit që ndonjëherë janë sjellë në Tokë, do të tërhiqet sot në brendi të Australisë.

Kapsula ra në Tokë gjatë natës pasi u lansua nga sonda japoneze në përfundim të rrugëtimit shtatë vjeçar pasi i kaloi 6 miliarda km.

Në vitin 2003, Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës e lansoi anijen kozmike në drejtim të asteroidit Itokawa.

Pasi i bëri fotografitë e para, sonda zbriti në asteroidin e gjatë 500 metra dhe i mori mostrat, që besohet se do t’i ketë sjellë në Tokë.
XS
SM
MD
LG