Ndërlidhjet

Obama viziton sot rajonin e Gjirit



Presidenti amerikan Barak Obama do ta bëjë sot vizitën e katërt në rajonin e Gjirit të Meksikës për t’i parë nga afër përpjekjet për ndalimin e derdhjes së naftës, e cila ka ndotur katër shtetet jugore të Amerikës, duke helmuar botën shtazore dhe dëmtuar industritë lokale.

Zyrtarët thanë se Obama do t’i vizitojë Alabamën, Misisipin dhe Floridën, ku do të qëndrojë gjatë natës, ndërsa të martën do të kthehet në Uashington, ku nga Zyra Ovale me një fjalim televiziv do t’i drejtohet kombit lidhur me sfidat e katastrofës më të madhe të mjedisit në historinë amerikane.
XS
SM
MD
LG