Ndërlidhjet

logo-print

KNKK: Gjendje 'kritike' në Kirgizi



Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se gjendja humanitare në Kirgizinë jugore po bëhet 'kritike' pas përleshjeve dhe vrasjeve ndërmjet grupet etnike kirgize dhe uzbeke.

Ndërkohë, Rusia raportohet se ka dërguar 150 paratrupa në Kirgizi për të mbrojtur personelin dhe pajisjet në bazën ajrore ruse Kant në veri të Kirgizisë.

Moska megjithate tha se nuk ka plane të dislokojë forca ruse për të ndihmuar stabilizimin e situatës në jug.

Ministria e Shëndetësisë tha se të paktën 113 njerëz janë vrarë, 92 në Osh dhe 21 në Xhalal-abad, dhe më shumë se 1.400 janë plagosur nga dhuna e fundit.
XS
SM
MD
LG