Ndërlidhjet

Afganistan: Zbulohen rezerva të mëdha minerale



"New York Times" thotë se gjeologët amerikanë dhe zyrtarët e Pantagonit kanë zbuluar në Afganistan depozita minerale në vlerë prej 1 mijë miliardë dollarë.

Komandanti i komandës qendrore amerikane, gjenerali Dejvid Petraus, i ka thënë gazetës se zbulimi është "tejet i rëndësishëm", ndërsa një dokument i Pentagonit raportohet të ketë thënë se Afganistani mund të bëhet "Arabia Saudite e litiumit".

Litiumi është metal që përdoret për bateritë në shumë laptopë dhe telefona celularë.

Raportet thonë se depozitat janë kryesisht nga hekuri dhe bakri, por gjeologët gjithashtu kanë zbuluar metale industriale si litiumi, dhe një sasi substanciale të arit.

Zyrtarët thanë se mundësitë e shfrytëzimit të pasurisë së minierave në Afganistan mund ta ndihmojnë vendin që të dalë nga varfëria.
XS
SM
MD
LG