Ndërlidhjet

Gjermanët euforikë pas fitores ndaj Australisë


Kombëtarja gjermane

Kombëtarja gjermane

Futbollisti i kombëtares gjermane Miroslav Klose ka deklaruar se është i kënaqur me fitoren kundër Australisë, sepse fillimi gjithmonë është shumë i rëndësishëm.

“Pas kësaj fitore, kemi siguruar respektin e kundërshtarëve tjerë. Ishte shumë e rëndësishme që Botërorin 2010 ta nisim me fitore. Ne jemi ekip i ri nga i cili pritet shumë”, ka thënë Klose.

Realizuesi i golit të parë për Gjermaninë, Podolski ka deklaruar se fitorja e thellë ndaj Australisë nuk është befasuese, sepse kombëtarja është e përgatitur shumë mirë.

Kapiteni i ekipit Filip Lam ka thënë se Gjermani ka dëshmuar se ka kombëtare shumë cilësore.

“Kemi ekip cilësor, mundemi të bëjmë shumë dhe këtë e dëshmuam në takimin me Australinë. Megjithatë rruga është e gjatë...”, ka thënë Lam.
XS
SM
MD
LG